Ministria e Administratës Publike (MAP) është duke mbajtur dëgjime publike për tri projektligje të rëndësishme, atë për Administratën Shtetërore, Projektligjin për Zyrtarët Publikë si dhe Projektligjin për Pagat.
Projektligji i ri për pagat të cilin e ka siguruar gazeta “Epoka e re” parasheh nivelizimin e pagave për të gjithë zyrtarët shtetërorë që marrin pagë nga buxheti i shtetit. Sipas këtij projektligji, konficenti bazë llogaritët të jetë 239 euro.
Në këtë kontekst, presidenti i Kosovës do ta ketë pagën 2.868 € euro me koeficientë 12 .
Ndërsa kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe ai i Gjykatës Kushtetuese do ta kenë pagën 2390 euro me koeficientë 10.
Projektligji i ri për pagat do të rregullojë edhe pagat e ministrave të cilët do të marrin pagë mujore prej 1.792.5 euro në muaj me koeficientë 10.
Kurse zevendrësministat do e kenë koficinetin 6 që i bie se do të marrin 1.434 euro në muaj.
Pas diskutimeve publike, Projektligji për pagat dhe dy projektligjet tjera pritet të votohen në Qeveri dhe më pastaj të përcillen për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës.


“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...