Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së profesorit Zejnullah Gruda.
Kurti theksoi se Gruda ishte ishte një profesor i shquar e diplomat me kulturë.
Sipas Kurtit, Gruda ishte një mësues për të gjithë ata që e njohën dhe sipas tij “nuk mund të bisedoje me të a të lexoje nga ai pa mësuar diçka të rëndësishme prej tij”.
“Nga gjeopolitika botërore te e drejta ndërkombëtare publike, nga historia e Ballkanit e shekullit XX te të drejtat e njeriut në vendin tonë, nga analizat e mprehta politike te mbrojtja e territorit të Kosovës nga ‘demarkacioni’, kontributi i Prof. Zejnullah Grudës rron me ne, librat e tij do të jenë përherë nëpër bibliotekat tona publike e private, kurse kujtimi për të përjetë i pashlyeshëm. Ngushëllime familjes, studentëve e profesorëve, dhe mbarë popullit tonë”, ka shkruar ndër të tjerash Kurti në “Facebook”.
Postimi i plotë i Albin Kurtit:
Profesor i shquar. Diplomat me kulturë. Profesionist brilant. Qytetar i ndershëm. Intelektual i angazhuar. Njeri fisnik. Zejnullah Gruda na la dje në ditën e mësuesit. I tillë ishte: mësues, për të gjithë ne që e njohëm; nuk mund të bisedoje me të a të lexoje nga ai pa mësuar diçka të rëndësishme prej tij.
Nga gjeopolitika botërore te e drejta ndërkombëtare publike, nga historia e Ballkanit e shekullit XX te të drejtat e njeriut në vendin tonë, nga analizat e mprehta politike te mbrojtja e territorit të Kosovës nga ‘demarkacioni’, kontributi i Prof. Zejnullah Grudës rron me ne, librat e tij do të jenë përherë nëpër bibliotekat tona publike e private, kurse kujtimi për të përjetë i pashlyeshëm.
Ngushëllime familjes, studentëve e profesorëve, dhe mbarë popullit tonë./arbresh.info/
E kryer, Endrick do të huazohet tek Lyoni
Milan arrin marrëveshje me West Hamin për transferimin e Fül...
Protestuesit hedhin bomba molotov drejt godinës së Kryeminis...
Arrestohet një kosovar në Zvicër, dyshohet se bashkë me dy p...
Anderson, MVP i javës së 13-të në Superligën e Kosovës
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që e dogji autoambulanc...