Pishina e Gërmisë do të hapet më 8 korrik, 2025.
Përmes një postimi në “Facebook” NPL “Sport Marketing” SH.A, Prishtinë ka njoftuar se bazuar në planifikimin kohor dhe sasinë aktuale të ujit, Pishina Gërmia do të hapet për qytetarët më datën 08 korrik 2025.
Tutje kjo kompani publike njoftoi për arsyen e vonesës së hapjes së pishinës, ku shkaku kryesor ka qenë mungesa e theksuar të ujit në burimet e Gërmisë, si pasojë e thatësisë së madhe.
“Ju informojmë se për shkak të mungesës së theksuar të ujit në burimet e Gërmisë, si pasojë e thatësisë së madhe, është shkaktuar një vonesë në hapjen e Pishinës së Gërmisë. Bazuar në planifikimin kohor dhe sasinë aktuale të ujit, ju njoftojmë se Pishina do të hapet për qytetarët më datën 08 korrik 2025. Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në postim.
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...
Sllovakia në epërsi ndaj Kosovës