Pas tri orë ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Kuvendit.
Pas takimit para mediave Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka treguar se kanë diskutuar që më 4 qershor të mbahet një seancë ku do të diskutohet kërkesa për formimin e një komision hetimor i cili ka të bëjë më hetimet e punës në gjendjen e pandemisë.
“Arsyeja e kësaj mbledhje të kryesisë përveç numrit të kërkesave kemi obligim ligjor. Sot e kemi diskutuar edhe kërkesën për një komision hetimor për çështjen e pandemisë. Deputet kanë kërkuar që më 4 qershor të mbahet një seancë dhe të diskutohet për këtë komision hetimor. Po ashtu janë diskutuar edhe pikat e tjera. Jemi dakorduar që të kemi edhe një mbledhje para asaj seance plenare. Për fat të keq nuk kishte konsensus për nismat legjislative. Nuk ka pasur shumicë të nevojshme që këto nisma të trajtohen në kuvend. Një situatë të ngjashme e kemi edhe një serë marrëveshjesh ndërkombëtare të marrur pas 25 marsit. Sugjerimi im ishte që të shkojmë përpara më këto marrëveshje ndërkombëtare por s’ka pas gatishmëri nga disa palë. E duhet të themi që këto marrëveshje afatin e fundit për ratifikim e kanë qershorin”./arbresh.info/
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...