Kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiq pohon se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq planifikon që më 4 nëntor (të këtij viti) të shpallë referendumin për Kosovën bashkë me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Jeremiq mendon se Perëndimit i nevojitet nënshkrimi i Serbisë në Marrëveshjen e cila Kosovës do t’ia mundësonte anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka thënë ai për tv nasha. Sipas tij Vuçiq planifikon t’i përfundojë bisedimet për këtë marrëveshje.
Ai ka theksuar se është shumë i kënaqur me fillimin e aksionit të partisë së tij “Një nënshkrim më pak” dhe ka shtuar se në ditën e parë të fillimit të aksionit, shumë qytetarë kanë dhënë nënshkrimin kundër marrëveshjes se Kosovës do të ia mundësonte anëtarësimin në OKB.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja