Vendimi për rastin Drenica do të jepet më 27 maj, është bërë e ditur nga Gjykata.
Të premten në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, në veri të këtij qyteti, është dhënë fjala përfundimtare e Sylejman Selimit, e fundit në këtë proces.
Të gjithë avokatët në fjalët e tyre përfundimtare kanë kërkuar nga Gjykata t’i hedhë poshtë pretendimet e Prokurorisë, duke i shpallur të pafajshëm të akuzuarit.
EULEX-i që kishte nisur hetimin për këtë rast në vitin 2013 e kishte ndarë atë në dy pjesë, kryesisht për shkak të numrit të madh të të akuzuarve, pavarësisht se dëshmitarët janë pothuajse të njëjtë, por edhe akuzat, përcjell Koha.net.
Në grupin e dytë të Drenicës 10 persona akuzohen për krime lufte, në mesin e tyre edhe ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi.
Por, KTV-ja mëson nga burime brenda EULEX-it se gjyqtari do të sjellë një aktgjykim të vetëm për të dy palët.
Në kohën kur jepet vendimi, edhe do të bëhen 2 vjet prej kur nisi ndjekja penale e Grupit të Drenicës.
Prokuroria ka kërkuar dënimin me burgim të ish-komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, atij të Zonës operative të Drenicës, Sami Lushtaku dhe të tjerëve të akuzuar në rastin Drenica.
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...
Humbje e hidhur e Romës, bie nga top katërshja
Parashikimi i motit për nesër
ZYRTARE: Karim Benzema prezantohet tek Al Hilal
“Treg për grabitqarët”, Meta përballet me gjyq për shfrytëzi...