Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet t’i adresohet deputetëve të Kuvendit me fjalimin vjetor më 15 dhjetor.
Kjo është bërë e ditur nga Kuvendi i Kosovës.
Ndërsa më 14 dhjetor deputetët do të mbajë seancë plenare, ku në rend dite është shqyrtimi në lexim të dytë i projektligjit për buxhetit e vitit 2024.
“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot, nuk pati kuorumin e mjaftueshëm për vendimmarrje. Në këto rrethana, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, konform kompetencave të tij kushtetuese dhe në konsultim me kryetarët e grupeve parlamentare, vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare më 14 dhjetor, për të shqyrtuar për herë të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.
Një ditë më pas, më 15 dhjetor, Kuvendit pritet t’i adresohet me fjalimin e saj vjetor, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani”, thuhet në komunikatë.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...