Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, priti sot zëvendësdrejtorin e Agjencisë për Migracion nga Maqedonia, Osman Shukriu, i cili shoqërohej nga përfaqësues të kësaj agjencie.
Shukriu theksoi se kjo agjenci, e cila vepron në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë, ndihmon për ruajtjen e kulturës dhe gjuhës shqipe te mërgimtarët, si dhe për ruajtjen e lidhjeve me vendlindjen.
Me këtë rast, ai e njoftoi zëvendësministrin Daci për vizitat e zhvilluara me diasporën në Amerikë, Australi e Kanada, për furnizimin e shkollave shqipe me libra, për takimet e diasporës prespane, që mbahen çdo vit, qëllimi i të cilave nuk është vetëm takimi i mërgimtarëve, po edhe shkëmbimi i përvojave të punës, si për sfida, me të cilat përballen mërgimtarët shqiptarë të Maqedonisë, si pajisja me dokumente identifikimi.
Në anën tjetër, Daci njoftoi përfaqësuesit e kësaj agjencie se së shpejti i dhe MDIS- i do ta lansojë platformën “online”, përmes së cilës do të mund të merren informata për diasporën, arsim e kulturë.
Ky takim përfundoi me dakordimin që të punojnë të gjithë së bashku për unifikimin e diasporës shqiptare në botë.
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...