MD nuk merr përgjegjësi nëse Sabit Geci arratiset

14:32 | 6 Tetor 2015
Gita

Ministria e Drejtësisë ka liruar Sabit Gecin, i dënuar për krime lufte për trajtim mjekësor, por kjo ministri nuk merr asnjë përgjegjësi nëse Geci arratiset gjatë kësaj periudhe.

Këtë e ka thënë për arbresh.Info vet zëvendësministri i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Lirak Çelaj, i cili edhe e ka nënshkruar këtë vendim.
Zëvendësministri Çelaj i pyetur se kush e merr përgjegjësinë nëse Geci arratiset gjatë kësaj periudhe, ka thënë se Ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë obligim rreth këtij aspekti.

download (1)

“Ne nuk marrim përgjegjësi a ik apo s’ik ai. Ne vetëm kemi pranuar rekomandimin e tre mjekëve dhe drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës për pezullimin e vuajtjes së dënimit dhe lejimin e shërimit të tij . Nëse mjekët kanë rekomanduar këtë me qëllim të mashtrimit, atëherë ata mund të dënohen për vepër penale të mashtrimit, si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili e ka për obligim përcjelljen e tij”,është shprehur Çelaj.

Portali arbresh.info ka kontaktuar mbrojtësin e Gecit, avokatin Haxhi Millaku, por i njëjti nuk është përgjigjur dhe ka qenë e pamundur marrja e një përgjigje nga ana e tij .

Ndryshe, vendimi i nënshkruar nga zëvendësministri i drejtësisë Lirak Çelja me 2 tetor të këtij viti pezullon për tre muaj vuajtjen e dënimit të Sabit Gecit, i cili këto ditë pritet të udhëtojë jashtë vendit ./ G. Lushi. arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale