Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pas pranimit të informatave për rastin e djeshëm, lidhur me mos-koordinimin dhe mos informimin e organeve gjyqësore nga Shërbimi Korrektues lidhur me rastin e Shaban Sylës, ka kërkuar nga organet kompetente brenda Shërbimit Korrektues sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Ministri gjithashtu është në koordinim me organet kompetente në EULEX, me qëllim të vlerësimit të drejtë dhe të duhur të situatës.
Njëkohësisht, është kërkuar nga Inspektorati i Shërbimit Korrektues që të bëjë një evaluim të përgjithshëm të veprimeve të ndërmarra apo jo në përputhje me legjislacionin përkatës./Arbresh.info/
Nuk ka president as sonte, seanca vazhdon nesër
Zemaj: Ky është puç kushtetues
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...