Senatori amerikan, John McCain, e ka quajtur sot Kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, “lider të madh”. McCain e ka bërë këtë deklaratë gjatë një prononcimi për mediat, pas përfundimit të seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, që ishte thirrur për nder të senatorit republikan. Ai ka falënderuar Kryeparlamentarin Veseli për mundësinë që i dha t’i adresohej Kuvendit.
“Unë mendoj se është një lider i madh, një person që kupton mirë sfidat dhe çështjet me të cilat përballemi”, është shprehur McCain për Veselin.
“Unë kam vizituar disa vende të rajonit dhe besoj se kemi një rrugë të hapur përpara, duke përfshirë këtu pas njëfarë kohe anëtarësimin në partneritetin tonë për paqe mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe jam mirënjohës për bashkëpunimin e vazhdueshëm ushtarak”, ka thënë McCain.
Senatori amerikan, më tutje, ka treguar se e ka vizituar Kampin Bondsteel, të cilin e ka quajtur një shembull të përpjekjes shumëkombëshe që është duke u bërë në Kosovë për ta mbajtur paqen. “Jam shumë i nderuar që kemi bërë një rrugë shumë, shumë të gjatë, në tërë këto vite. Sot e shoh demokracinë funksionale, dhe para saj shumë mendonin se ajo që është arritur sot nuk do ishte e mundur”, është shprehur McCain.
Linku i VIDEO-DEKLARATËS në wetransfer: https://we.tl/v3BUdgIUoz
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...