Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, dhe anëtari i partisë së Angela Merkeli (CDU), David McAllister thotë se mosmarrëveshjet territoriale në Ballkan duhet të zgjidhen para se shtetet të synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për gazetën malazez Pobjeda, McAllister ka thënë se ratifikimi i demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është me rëndësi të veçantë.
Ai thotë se Kosova sidomos duhet ta miratojë këtë marrëveshje, për ta marrrë liberalizimin e vizave, transmeton lajmi.net
“Liderët e Kosovës duhet të bëjnë gjithçka që të përmbushin kërkesat përfundimtare për liberalizimin e vizave, duke ratifikuar demarkacionin, dhe të luftojnë krimin dhe korrupsionin”, ka thënë McAllisteër.
“Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç ratifikimit të marrëveshjes që është arritur në vitin 2015”, ka përfunduar anëtari i partisë së Merkelit.
Seanca për ratifikimin e demarkacionit do të mbahet të mërkurën, pikërisht në ditën kur zyrtarë të lartë të BE-së do ta vizitojnë Kosovën.
Kjo pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet koalicionit qeverisës dhe LDK-së.
Ditët në vazhdim priten diskutime edhe me Listën Serbe që të arrihen votat e mjaftueshme për ta ratifikuar këtë ligj.
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë