Një 20 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në Berlin të Gjermanisë në një liqe derisa po festonte ditëlindjen, raporton Indeksonline.
Behar Xheladini i lindur më 28 qershor 1996 nga Podujeva derisa ishte duke u freskuar në njërin nga liqenet e Berlinit për ditëlindjen e tij, ka humbur jetën tragjikisht.
Zhytësit e kanë kërkuar katër ditë derisa e kanë gjetur kufomën, ndërsa i është bërë obduksioni ku është vërtetuar se i ndjeri ka vdekur si pasojë e rrymave të ujit.
Varrimi i tij do të bëhet këtë të premte në qytetin gjerman, Berlin.
Xheladini ka qenë i vetmi djalë në familje dhe ka pasur katër motra, raporton Indeksonline.
Rastin e kanë pasqyruar edhe mediat gjermane.

Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...