Një vajzë e moshës 2 vjeçare nga fshati Bellopojë e Podujevës ka ndërruar jetë dje derisa po lahej në një bazent në oborrin e shtëpisë së saj.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë në Podujevë, Antigona Çitakun, e cila ka thënë se vajza është mbytur aksidentalisht.
“Dje në ora 17:55 është raportuar një rast në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trupin e pajetë të një fëmije të gjinisë femërore dy vjeçare. Sipas informatave të para, ajo është mbytur aksidentalisht në një bazent gome të vendosur në oborrin e shtëpisë së saj”, ka thënë ajo, transmeton Indeksonline.
Sipas Çitakut, vajza është sjell në QKUK është në ora 17:20, ku mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e saj.
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...