Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pas mbylljes së disa zyrave paralele në veri të vendit.
Në reagimin e ambasadës thuhet se më këto veprime Kosova po dërgon sinjale negative tek partnerët e saj.
“Veprimet e përsëritura nga autoritetet kosovare kundër strukturave të Serbisë në Kosovë që ofrojnë shërbime për komunitetin serb janë shqetësuese. Çështja e këtyre strukturave duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Këto veprime dërgojnë një sinjal negativ për partnerët e Kosovës. Franca po ndjek me kujdes ndikimin e këtyre vendimeve në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë”, thuhet në reagim./Arbresh.info
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...