Gjatë ditës së premte, Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion të gjerë në veri të vendit.
Policia ka kryer kontroll në disa komuna ku dyshohej për falsifikim të dokumenteve dhe po zhvillohej aktivitet ilega.
Pas këtij aksioni, policia ka arrestuar tri gra derisa u sekuestruan dokumente të ndryshme.
“Njësitë policore kanë bërë kontrolle në disa komuna, ku dyshohej për falsifikim të dokumenteve dhe po zhvillohej aktivitet ilegal. Janë arrestuar tri të dyshuara femra dhe janë sekuestruar dokumente të ndryshme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Policia ka bërë të ditur se ka mbyllur tri struktura paralele.
“Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja më e madhe” ̵...
Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthe...
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...