Ndonëse janë bërë një javë që kur Gjykata Kushtetuese ka marr vendimin për Ekipin Negociator i pari i Kuvendit njëherit dhe drejtuesi i PDK-së, Kadri Veseli, jo vetëm që nuk ka reaguar, por ky i fundit nuk është parë as në ndonjë aktivitet, përveç atyre partiake.
Heshtja e tij karshi këtij vendimi, por edhe karshi reagimeve që kanë ardhur në drejtim të tij nga figurat me ndikim në PDK, po shihet si heshtje karshi mos aprovimit të vendimit të tij nga vetë partia që e udhëheq.
Profesori Mazllum Baraliu, thotë të këtë një shpjegim për këtë “mbyllje” të Kadri Veselit.
Sipas Baraliut, janë mos shkuarja ashtu siç duhet e punëve brenda PDK-së, ajo që ka lënë nënë hije vendimet dhe reagimet e Kadri Veselit.
“Është e qartë në radhë të parë lidhur me vendimin Kushtetueses nuk kanë çka flasin këta të koalicionit PAN. Rizgjedhje me aklamacion nuk është shumë demokratike ndërkohë që kryesia nuk është përzgjedhur sigurisht që kanë tone të kundërta, dhe njerëz që si përfillin dhe si zbatojnë vendimet e Kryetarit të partisë, e në veçanti pas vendimit të tij për largimin e disa figurave nga funksionet. Sigurisht që kanë probleme të brendshme dhe s’kanë kohë me u marr e as të japin ndonjë deklaratë as në nivel të partisë e as në nivel të koalicionit. Ky koalicion nuk është ashtu siç duhet dhe s’ka kohë me u marr për të dhënë deklarata as për kundër reagime e as për delegacionin shtetëror”, ka thënë Baraliu.
Nuk është heshtje por mos ndërhyrje në sistemin gjyqësor thotë Hajdar Beqaj, deputet nga radhët e PDK-së.
Beqaj deklaroi për arbresh.info se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka arsye të reagohet për vendimet e saj.
“Nuk mund të flas në emër të kryetarit por s’ka pasur ndonjë mbledhje. PDK në vazhdimësi ka qëndrime të qarta lidhur me Gjykatën Kushtetues dhe s’kemi pse me diskutua vendimin e saj. Nuk dua të komentoj deklaratat ne duhet t’i respektojmë vendimet e Gjykatës Kushtetues pasi që kemi pasur raste kur kjo Gjykatë ka rrëzuar edhe President”.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka dalur me vendimin se Ekipi Negociator i formuar para 6 muajve ishte antikushtetues./V.Selimi/arbresh.info/
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...
Gjendet pa shenja jete 31-vjeçari në Përmet
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës