Nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri janë mbyllur gjatë një aksioni policor gjatë ditës.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shprehur zhgënjim, shkruan Arbresh.info.
“Qeveria e SHBA është shprehur thellësisht e zhgënjyer nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kundër degëve të postave serbe në veri të Kosovës.”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, këto veprime i vënë në rrezik qytetarët dhe ushtarët e KFOR-it.
“Veprimet e pakoordinuara të Kosovës i vënë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik më të madh, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar.”, thuhet tutje.
Mes të tjerash, SHBA i ka bërë thirrje qeverisë për ndërprerje të veprimeve të njëanshme.
“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërpresë çdo veprim të mëtejshëm të njëanshëm dhe t’i kthehet angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”, njofton ambasada./Arbresh.info/
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë
Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...