Rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë Ferizajn, Kaçanikun, Shtimen, Shtërpcën dhe Hanin e Elezit, janë kryesisht të kalueshme për qarkullim.
Sipas Policisë së Kosovës, i mbyllur për qarkullim mbetet aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, konkretisht segmenti te fshati Sojevë, për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë.
Automjetet që qarkullojnë në këtë drejtim udhëzohen të shfrytëzojnë rrugën alternative Ferizaj – Mirosalë – Gjilan dhe anasjelltas.
Ndërkaq, rrugët nëpër fshatra janë të kalueshme, por qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të sasisë së madhe të borës dhe kushteve të vështirësuara atmosferike.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se qytetarët duhet të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës./rtk
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje