Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtjes, është mbyllur për publikun seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”, në të cilin po akuzohen ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe afaristi Ridvan Muharremi.
Kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes dhe, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, ka vendosur mbylljen e seancës për publikun.
Si arsyetim, gjykata ka theksuar se janë përmbushur kushtet ligjore për një vendim të tillë, për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit dhe informacionit të ndjeshëm, i cili do të mund të rrezikohej nga prania e publikut, si dhe për mbrojtjen e dëshmitarëve.
Fillimisht, kryetari i trupit gjykues ka bërë të ditur se palët kanë pranuar aktakuzën dhe shkresat e lëndës, ku një pjesë e dokumenteve janë të redaktuara nga Prokuroria Speciale, me arsyetimin se përmbajnë sekret shtetëror.
Po ashtu, ai ka theksuar se në aktakuzë janë propozuar edhe dëshmitarë anonimë, ndaj ka kërkuar qëndrimin e palëve procedurale lidhur me mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor të hapur apo të mbyllur për publikun.
Prokurori special, Valdet Gashi, ka deklaruar se qëndrimi i Prokurorisë është që shqyrtimi gjyqësor të jetë i hapur, përveç rasteve kur gjatë seancës trajtohen pjesë që janë cilësuar si sekrete nga ana e Prokurorisë dhe që janë përfshirë në aktakuzë.
Ndërkaq, mbrojtësi i Rozeta Hajdarit, me autorizim, avokati Florent Latifaj, nuk është pajtuar me qëndrimin e prokurorit. Ai ka theksuar se në këtë rast bëhet fjalë për shumë materiale që përbëjnë sekret shtetëror, në të cilat, sipas tij, as avokatët, as bashkëpunëtorët e Prokurorisë dhe as policët hetues nuk kanë pasur të drejtë qasjeje, çka e bën të pamundur mbajtjen e seancave të hapura./Arbresh.info
Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do ...
Zyrtari iranian thotë se 2 mijë persona janë vrarë në trazir...
Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në administrimin tatimor
Gjermania, Turqia dhe Kina dominojnë importet e Kosovës
KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Peja nuk udhëton në Çeki për ENBL, shkak orari i ngarkuar i ...