Sot është mbyllur kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut, me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Ekonomisë, ka njoftuar ministrja në dorëheqje, Artane Rizvanolli.
Rizvanolli tha se “ky është një hap konkret që i shërben sundimit të ligjit dhe funksionalizimit të shërbimeve publike nga institucionet e shtetit tonë”, ndërsa tha se për qytetarët e kësaj komune do të ketë shërbime më cilësore nga KRU Mitrovica.
“Në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në janar të këtij viti mes KRU Mitrovicës dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut, shërbimet e rregullta e më cilësore për qytetarët e Komunës së Mitrovicës së Veriut do të ofrohen nga KRU Mitrovica, me standarde më të larta dhe në përputhje të plotë me ligjet tona”, ka shkruar ajo.
Rizvanolli ka falënderuar Policinë e Kosovës për mbështetjen për zbatimin e këtij vendimi.
“Falënderoj Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe falënderoj KRU Mitrovicën për gatishmërinë për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim. Ky është shteti ynë, këto janë institucionet tona, dhe ato do të jenë të vetmet që shërbejnë në Republikën e Kosovës”.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK