Inspektorati i Komunës, të ndihmuar edhe nga Policia e Kosovës, kanë mbyllur 4 bastore në zonën qendër në Ferizaj, të cilat po operonin ilegalisht në kundërshtim me vendimin e nivelit qendror për ndalimin e lojërave të fatit si dhe ligjit për këtë çështje.
Inspektorët e tregut pas verifikimit tërësor për zbatimin e rregullativës ligjore në fuqi, konkluduan me mbylljen e këtyre lokaleve të cilat operonin në shkelje të plotë, krejtësisht fshehtas dhe kamufluar.
Mbyllja e bastoreve dhe kazinove në territorin e Ferizajt tashmë është një aksion i filluar shumë muaj më parë dhe po vazhdon si i tillë me intensitet më të lartë veprimi nga Inspektorati i Komunës.
Me një projektligj të veçantë, qeveria e Kosovës kishte ndaluar lojërat e fatit. Rreth 20 milionë euro në vit kanë hyrë në buxhetin e Kosovës nga këto të ardhura.
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...