Inspektorati sanitar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK), gjatë kontrollës në natën e 10-të marsit ka shqiptuar dymbëdhjetë gjoba për personat juridik, si dhe ka mbyllur pesëmbëdhjetë lokale në Prishtinë, për shkak mosrespektimit të masave ant-Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur për gazetën “Epoka e re”, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.
“Inspektorati sanitar i AUV sonte gjatë kontrolleve zyrtare për mbikëqyrje të zbatimit të masave në lufte kundër pandemisë Covid-19, ka shqiptuar 12 gjoba për persona juridik dhe ka mbyllur 15 restauronte ne Prishtine. Kjo është bërë në saje të mos respektimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.
Tutje ai ka paralajmëruar se me aksione të tilla do të vazhdohet edhe në netët në vijim. “Do të vazhdohet me pune çdo natë sipas mandatit ligjore që kemi si organe mbikëqyrës për të ndikuar në ulje të numrit të të prekurve me Covid-19”, ka deklaruar Thaçi.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari