Pierre Richard Prosper, avokat i Hashim Thaçit ka thënë se komentet e Prokurorisë për dëshmitarët ndërkombëtarë të mbrojtjes, janë arrogancë dhe tregojnë mungesë respekti që ishte e pranishme prej fillimit të gjykimit.
“Shtatë dëshmitarët ndërkombëtarë u sollën këtu në një situatë të vështirë, me arsyetimin se kishin shumë pak njohuri lidhur me aktorët e përfshirë, gjuhën nuk e flisnin, kanë komunikuar vetëm disa herë me aktorët kryesorë, nuk kanë lexuar rregullore e urdhëresa të UÇK-së apo komunikata dhe nuk e njihnin strukturën e UÇK-së. Prokurorja vazhdon më tej, duke thënë se ata kishin informacione të kufizuara”, tha ai fillimisht.
Më pas, Prosper tha se ka biseduar me një shok të tij diplomat, dhe se komentet e Prokurorisë i kishte qujatur të tmerrshme, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Kolegu im më tha ‘e tmerrshme’. Kaq pak respekt për profesionin tonë”, tha ai.
Avokati tha se të rrëzosh menjeherë përvojën dhe dëshminë e këtyre profesionistëve është e pabesueshme.
“Këto komente tregojnë arrogancë, mungesë respekti i cili në fakt ka qenë i pranishëm në këtë gjykim qysh prej fillimit. Të rrëzosh menjeherë përvojat, dëshmitë e këtyre profeisonistëve të cilët kanë pasur për detyrë që të analizonin dhe vlerësonin situatat, të shikonin ngjarjet në mënyrë që të ruanin sigurinë ndëkombëtare është e pabasueshme, është e gabuar dhe për mua është një gjest dëshpërimi”, tha ai.
Ai tha se nuk është e habitshme se qeveritë dyshojnë në besueshmerinë e tribunaleve ndërkombëtare, për mënyrën se si trajtohen zyrtarët e tyre gjatë deklaratave.
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...