
Decorative Scales of Justice in the Courtroom
Janë bërë tashmë 7 muaj kur Besnik Mustafa, djali i kryeministrit, po vazhdon ballafaqimin me Gjykatën.
Ai dhe 6 persona të tjerë akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar. Në mesin e të akuzuarve janë edhe dy zyrtarë të ish-Ministrisë së Transportit, Postës dhe Telekomunikacionit, raporton KTV.
Të mërkurën, mbrojtja e Mustafës ka vazhduar të insistojë se çdo ditë e vazhdimit të kësaj procedure është e jashtëligjshme. Arsyetimi i tyre është se lënda tashmë është vjetërsuar dhe duhet të ketë parashkrim absolut.
Kryetari i trupit gjykues, që ka marrë vendim që disa vepra janë vjetërsuar për Sibush Hazirin e Hamzi Rrahimin, ka thënë se për veprën penale falsifikim për të pandehurit e tjerë do të marrë vendim në fund.
Këtë ai e ka arsyetuar se falsifikimi lidhet me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
7 të pandehurit akuzohen për vepra penale që ndërlidhen me një fluturim të anuluar të vitit 2009 nga Aeroporti i Prishtinës, transmeton Koha.net.
Besnik Mustafa, si menaxher në Bankën për Biznes, akuzohet për keqpërdorim të pozitës dhe falsifikim të dokumentit zyrtar, të një garancie bankare të dedikuar për pasagjerët.
Haxhiu: 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së është fyerje pë...
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...