Pas humbjes së Republikës së Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit ndaj kompanisë austriake “OeSD”, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë thënë se vendim i gjykatës ndërkombëtare do t’i nënshtrohet procedurës së njohjes nga ana e strukturave gjyqësore në vendin tonë.
Avokati, Gazmend Nushi, ka thënë se përkundër vlerësimeve se Kosova nuk mund t’i shmanget këtij detyrimi, ky vendim nuk është i apelueshëm.
“ Ky vendim i arbitrazhi në kuptimin e procedurës së arbitrazhit nuk mund të ankimohet në ndonjë instancë më të lartë. Por nisur nga konventa e New York-ut, ministra e Punëve të Brendshme do ta nis procedurën për anulimin e këtij vendimi.Duhet pritur edhe inicimin e procedurës për njohjen e këtij vendimi. Gjykata kompetente vendore, do ta jap fjalën përfundimtare”, ka thënë Nushi.
Nushi po ashtu ka thënë se afati 14 ditor është keqkuptuar nga media sepse ky vendim i tillë çfarë është për momentin, siç thotë ai, i nënshtrohet të njohjes së instancave vendore të gjykatave në Kosovë
Ndërsa, Driton Gashi sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka thënë ministria është duke e trajtuar shumë seriozisht vendimin e Arbitrazhit./Zeri/
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...