Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e radhës në të cilen pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për ndërmarrjet sociale.
Më pas, pritet të shqyrtohen dy raporte të punës për vitin 2016: Raporti i Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Raporti i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksës vjetore për vitin 2018, si dhe formimin e dy komisioneve Ad-hoc: Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb dhe Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...