Sot do te mbahet mbledhja e parë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës në të cilen do të diskutohen shqyrtohen dhe miratohen një varg cështjes me rëndesi për kryqytetin.
Si pikë e rëndit të parë të mbledhjes është miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjes së shtatë, tetë dhe nëntë të Kuvendit të Komunës së Prishtinës.
Më pas do të diskutohet pozimvendimi për miratimin e planit për vendosjen e qoshqeve në komunën e Prishtinës, propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatshkurtër për qoshqet, me lokacione sipas planit për vendosjen e tyre si dhe propozimvendimi për miratimin e planit të punës së Kuvendit për vitin 2017
Kuvendi me pas do te shqyrtoj vendimin e raportit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015 si dhe raportin vjetor buxhetor për vitin 2016;
Në ketë seancë po ashtu do te behët caktimi i një anëtari në Komisionin Komunal të Aksionarëve në NPL “Hortikultura” SHA, NPK “Trafiku Urban” SHA Prishtinë dhe në KRM ‘’Pastrimi’’.
Pika e fundit e rëndit te dites për ketë mbledhje është vendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme në pronësi të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të personave fizikë.
Në mars do të hapet konkursi për 320 ushtarë të rinj në FSK
21 vjet burgim për Eduard Ibrahimin që vrau një të mitur
Genc Nimoni emërohet zëvendësministër i Drejtësisë
I kërkuan viktimës 100% kamatë mujore, kërkohet paraburgim p...
Osmani kujton grevën e minatorëve të Trepçës: Sakrifica e ty...
Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë