Është mbajtur mbledhja e Këshillit Drejtues të Sindikatës se Bashkuar të Arsimit. Ky takim ka ardhur pas marrëveshjes së arritur mëngjesin e sotëm me Qeverinë e Kosovës, me ndërmjetësimin e kryeparlamentarit, Kadri Veseli, për ngritje të koeficientit.
Më këtë rast Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut ka thënë se të enjten, janë takuar më Ministrin e Financave, Bedri Hamza dhe kanë kërkuar që të bëjnë të pamundurën për të gjetur një zgjidhje për koeficientin në sektorin e arsimit.
“Jemi dakorduar që ai të angazhohet, dhe sot në orën 9 të mëngjesit jemi takuar më Veselin, Haradinajn e Hamzën. Lëvizja e re e Qeverisë na ka bërë që të shikojmë edhe një herë. Duke e pasur mbështetjen e juaj ti themi po ose jo, sepse grevën e keni shpall ju dhe ju do ta mbylleni grevën. Atë që e mendoj fitore të madhe është beteja për çerdhet dhe me punëtoret tekniko ndihmës. Kemi avancime të këto dy kategori. Unë nuk mundem më ua ndërruar fakultetin shtetit, por ajo që më plot shpirtin po ju them se kemi luftuar për ngritje të njëjt të koeficienteve për kategoritë e ndryshme”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Ndërsa Ymer Ymeri, ka thënë se diferenca në ndryshim pa e llogaritur përvojën e punës del që shkollat e mesme kanë përfituar 188 euro.
“I kemi kaluar tri javë të mundimshme, na kemi mbajt pozicione për më mbërri diçka shumë ma të madhe. Në bazë të marrëveshjes, 63 euro për shkollat e mesme të larta, të ultë 58, 35. Duke u bazuar në këto dhe në koeficientin aktual pa kontribute. Diferenca në ndryshim pa e llogarit përvojën e punës del që shkollat e mesme kanë përfituar 188 euro”, thotë Ymeri.
Tutje, Kryetar i Sindikatës së UP-së Bardh Bardhi ka thënë se me marrëveshjen e re që u bë sot është përfshi edhe administrata e universiteteve.
“SBASHK-u ka kërkuar që të rritet koeficienti për të gjitha kategoritë e jo vetëm për disa”, ka thënëai.
Rrahman Jashari Kryetar i SBASHK-ut, theksoi se po t’i thoshin sot jo Ligjit të Pagave, do të votohej pa ndryshime.
“Jemi fitues dhe uroj që Qeveria e Kosovës në të ardhmen mos të na dërgon deri të grevat, por të marrin hapa para se me përshkallzu situatën”, tha ai.
Jashari tutje tha se edhe në rast se nuk votohet ligji, marrëveshja e tyre do të zbatohet.
“Edhe nëse kalon, edhe nëse nuk kalon, marrëveshja jonë do të realizohet, pra ne jemi fitues sido që të jetë”, tha ai.
Edhe përfaqësuesi i Prizrenit, Bejtullah Krasniqi tha se nuk janë të burgosur dhe se dëshira e tij është të mos ndërprehet greva.
“Ministri nuk është profet, nuk mundet të bëjë reforma kur të dojë. Ai mundët të mos i dije të gjitha, nuk është ballafaquar më specifikat e arsimit. Ne nuk jemi të burgosur dhe dëshira ime është të mos ndërprehet greva por shumica vendos”, tha ai./arbresh.info/


https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2266256003622054/
KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...
“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin ...
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kos...
Nisin reshjet e borës në qarkun e Kukësit, temperaturat zbre...