Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka mbajtur sot një mbledhje.
Sipas njoftimit të kësaj organizate, thuhet se në mbledhjen e mbajtur sot, përveç tjerash, u diskutua edhe rreth qindra vrasjeve të veteranëve që po ndodhin pas luftës, siç ishte edhe rasti i fundit i vrasjes së Qerim Kelmendit.
“KD i OVL UÇK-së thekson se vrasjet e bashkëluftëtarëve, janë lajme të dhimbshme, e sidomos kur ato po ngelin të pazbuluara nga organet e drejtësisë.
KD i OVL UÇK-së, i bënë përsëri thirrje organeve të drejtësisë, që sa më shpejtë të zbardhin vrasjet”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...
Të shtëna dhe kërcënime – si është shënjestruar Trump ...
A po pret Barcelona që Reali t’ua bëjë “Korridorin e nderit?...
Nesër afati i fundit për presidentin – si u përplasën të die...