Mblidhen partitë politike pozitë-opozitë, diskutojnë për demarkacionin

19:54 | 15 Shtator 2016
M. A.
Në këto momente po mbahet një takim ndërmjet zyrtarëve të partive politike të pozitës e opozitës.
 Në këtë takim ku po marrin pjesë edhe zyrtarë të Ambasadës Amerikane dhe ambasadave të tjera, nuk po marrin pjesë liderët e partive.

Sidoqoftë, në këtë takim të ftuar nga Naim Rashiti nga Grupi Ballkani, po marrin pjesë nënkryetarë te zyrtarë të lartë të PDK-së, LDK-së, VV-së e AAK-së, raporton RTK-ja.

Merret vesh se temë e bisedimeve është çështja e demarkacionit Kosovë-Mal i Zi dhe tentimi për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje e cila ka bllokuar vendin.

Shpërndaje në rrjete sociale