Dy ditë pasi Lidhja Demokratike e Kosovës pësoi humbjen më të thellë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, dhe një ditë pasi për këtë arsye u dorëhoq Kryesia e Partisë, në selinë e LDK-së janë mbledhur kryetarët e degëve.
Në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe Isa Mustafa, i cili dje dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të kësaj partie, raporton Arbresh.info.
Përveç Mustafës, para pak minutash në zyrat e LDK-së ka arritur edhe Agim Veliu.
Kujtojmë se kjo mbledhje vjen pas rezultatit të zgjedhjeve të së dielës, ku LDK-ja pësoi humbje të thellë, duke u renditur e treta, raporton Arbresh.info
Ndryshe dje në mbledhjen e kryesisë së partisë Isa Mustafa ka paraqitur para strukturës dorëheqjen nga posti i kryetarit. Pas tij dorëheqje nga dega e tij në Gjilan ka dhënë edhe Lutfi Haziri. Kjo parti ka kohë brenda 60 ditësh që të zgjedhë kryetarin e ri./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...