Me rastin e shënimit të Ditës së Tokës, Komuna e Prishtinës dhe ajo e Obiliqit, organizuan një aktivitet të përbashkët për të shënuar fillimin e fazës së parë të projektit për krijimin e korridorit të gjelbër përgjatë magjistrales Prishtinë–Mitrovicë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama theksoi se ky projekt është vetëm një nga bashkëpunimet që ka me këtë komunë.
“Ky projekt është si rezultat i bashkëpunimit që kemi me Obiliqin. Një ndër pikat e këtij bashkëpunimi është edhe mbjellja e 100 drunjve. Nuk do të jetë vetëm kjo, ne kemi diskutuar me Komunën e Obiliqit edhe për bashkëpunime tjera”, ka thënë ai.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi tha se ky projekt ka rëndësi të madhe për Obiliqin, e cila vuan nga ndotja si pasojë e termocentraleve.
“Janë 100 drunj, 100 jetë të reja për Obiliqin, duke u bazuar në industrinë që kjo komunë e ka për prodhimin e energjisë. Me këtë rast inkurajojmë edhe KEK-un që të bëjë të njëjtën gjë pasi është shkaktari më i madh i ndotjes së ambientit”, tha ai.
Aktiviteti që përfshin mbjelljen e drunjve përgjatë rrugës, sipas tyre përfaqëson një angazhim të përbashkët për përmirësimin e ambientit dhe krijimin e hapësirave të gjelbra ndërkomunale për një të ardhme të gjelbër./rtk
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...