Policia e Kosovës njofton se kanë realizuar një operacion të suksesshëm në Viti, ku janë sekuestruar 7.65 vajra motorik, që dyshohet se janë me prejardhje nga Irani.
Në njoftim thuhet se vlera e mallit të sekuestruar arrin mbi 25,000 euro, përcjell Arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Njësia TASK FORC – Lindje e Policisë së Kosovës, e përbërë edhe nga Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë për Hetime Rajonale – Lindje te policies kufitare, ka realizuar një operacion të suksesshëm në komunën e Vitisë, pas pranimit të informative relevante.
Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan gjatë operacionit të kontrollit në një depo private, janë sekuestruar rreth 7.65 tonë vajra motorike, të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut dhe dyshohet me prejardhje nga Irani. Vlera e mallit të sekuestruar arrin mbi 25,000 euro.
Mallrat janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale e Doganës së Kosovës – DRK Lindje, me fokus në identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë.
Policia e Kosovësne bashkëpunim me autoritetet tjera shtetrore mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe veprimtarive të paligjshme në zonat kufitare./Arbresh.info
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...