Numri i gjobave të shqiptuara në Kosovë gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti ka arritur nivele rekord, duke tejkaluar gjysmë milioni.
Në një përgjigje për Arbresh.info, Policia e Kosovës njoftoi se nga janari deri në shtator të vitit 2024 janë shqiptuar 548,886 tiketa trafiku.
Ky trend alarmues ka ngritur shqetësime te disa qytetarë të Kosovës.
Arbresh.info i ka pyetur ata se sa shqetësues është ky numër i lartë i gjobave, dhe disa prej tyre kanë deklaruar se Policia e Kosovës duhet të fokusohet më shumë në përhapjen e fushatave ndërgjegjësuese sesa në shqiptimin e tiketave.
“ Sigurish që kishte me qenë më mirë që të kenë një ndërgjegjësim të qytetarëve, po jo me gjoba sepse gjobitja është shumë e rëndë. Këto gjoba duhet të ndryshohen”, tha një qytetarë.
Një qytetarë tjetër për kamerën e Arbresh.info tha se kjo është një shifër rekorde për vitin 2024.
“ Kjo qenka një shumë shumë e madhe e dënimeve, policia duhet të jetë më shumë informuese. Kjo qenka shifër rekorde për vitin 2024”, tha ky qytetarë. /Arbresh.info/
Për më shumë ndiqni video në vazhdim:
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...