Gjatë ditëve të fundit numri i të infektuarve me COVID-19 ishte thuajse gjatë gjithë kohës nën 100.Teksa muajt e kaluar numri i të infektuarve qëndroi shumë gjatë mjaftë i lartë.Për fat të mirë ditëve të fundit, numri i të shëruarve ishte më i lartë se i të infektuarve.
Dje u shëruan 163 persona teksa u konfirmuan si të infektuar 71 të tjerë.Por numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 aktiv tani për tani është 2 mijë e 606 raste gjithsej.
Që nga data 13 mars kur edhe u konfirmuan rastet e para, në vend u shënuan 596 raste të vdekjeve si pasojë e këtij virusi.
Duhet përkujtuar që Kosova vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19 dh e se situata vazhdon të jetë mjaftë delikate.
Njoftimi i së dielës:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 612 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.Numri total i rasteve pozitive është 14.637 raste nga 57.851 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 596 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.435 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.606.Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Hani i Elezit, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Shtime dhe Suharekë.
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër