Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 81 mijë e 20 qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës Anti-COVID në Kosovë.
Sipas MSH’së, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë administruar 4 mijë e 22 vaksina.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.022 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.781.110 doza të vaksinës. Deri më sot 805.802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 81.020 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë./arbresh.info/

Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...