Më shumë se 64 përqind e grave në Kosovë janë deklaruar të ngacmuara seksualisht Numri i grave që ngacmohen seksualisht po vazhdon të jetë i lartë, madje edhe në gra që sulm të tillë përjetojnë në hapësira publike.
Raste të tilla po hasen çdo ditë nëpër Kosovë, kur gratë janë të ngacmuara në forma të ndryshme nga burrat, raporton KTV.
Raportimet për këtë dukuri, veçse janë duke u rritur.
Kështu janë shprehur disa prej viktimave që kanë përjetuar ngacmim seksual, ani pse hezitojnë të flasin publikisht.
Kjo dukuri shqetësuese ka bërë që shumë vajza të reja, të mësojnë teknika të ndryshme për t’u vetëmbrojtur në rast të ndonjë ngacmimi.
Ndonëse ekziston një aplikacion për të raportuar rastet e ngacmimeve seksuale, shumë gra në Kosovë hezitojnë të raportojnë për këtë problematikë.
Blerta Thaçi, projektuese e aplikacionit “Ec shlirë”, ka thënë se duhet punuar më tepër në këtë aspekt nga institucionet e sigurisë që kjo dukuri të shënojë rënie.
Në Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës thonë se përqindja e grave që janë ngacmuar seksualisht në vend, është shqetësuese.
Në anën tjetër, ngacmimet seksuale të çfarëdo natyre, po bartin pasoja të shumta për viktimat.
Për psikologen Sunita Kurti, dukuria e ngacmimit seksual sjell pasoja më të mëdha në aspektin psikologjik dhe emocional.
Në Kosovë janë evidentuar raste të shumta të ngacmimeve seksuale, ndërkaq vetëm përmes aplikacionit “Ec Shlirë”, janë raportuar mbi 500 raste./KTV/
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes