Sot, Klubi i Ping Pongut Prishtina në bashkëpunim me Rotary Club Prishtina Newborn (RCPNB), kanë organizuar turne për të mbledhur fonde për Shqipërinë, duke filluar nga ora 18:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.
Për rreth tri orë mbi 50 pjesëmarrës në këtë turne kanë mbledhur rreth 500 euro për t’i ndihmuar të prekurve nga tërmeti, shkruan arbresh.info.
Nehat Çitaku, kryetar i Federatës së Ping Pongut të Kosovës tha se me këtë organizim po solidarizohen me familjet e viktimave dhe të mbijetuarit e tragjedisë.
“Urojmë që edhe në të ardhmen të bëjmë organizime humanitare jo për fatkeqësi, por edhe për ngjarje tjera. Me këtë ngjarje po tregojmë se jemi me mish, e me shpirt duke u solidarizu me të gjithë të prekurit nga tërmeti”, deklaroi Çitaku.
Arjeta Pajaziti-Qerimi nga Klub Rotarian Prishtina Newborn në emër të klubeve rotariane nga Kosova e vlerësoi si të domosdoshme ndihmën për të prekurit, çfarëdo qoftë ajo.
“Ne duhemi me ju ndihmu fizikisht, emocionalisht dhe financiarisht. Sonte përfaqësojmë klubet e rotarianëve në Kosovë”, është shprehur Pajaziti-Qerimi.
Kastriot Orana nga KPP Prishtina tregoi se pjesëmarrja në këtë turne ishte 5 euro, por kishte edhe prej atyre që kanë ndihmuar përtej këtij çmimi.
“Dyert i keni të hapura çdo ditë prej orës 17:00 deri në orën 20:00”, sqaroi Orana për të gjithë ata që mund ta kenë pasion këtë lloj të sportit.
Skënder Boshtrakaj nga Ministria e Kulturës dhe Sportit falënderoi pjesëmarrësit duke shtuar se ping pongu është sporti i parë që ka hapë dyert në arenën ndërkombëtare.
Shqipëria, u godit nga një tërmet prej 6,3 ballësh javën e kaluar, ku dhjetëra persona mbetën të vdekur e qindra të tjerë të lënduar. Që nga momenti i tërmetit të tmerrshëm, po thuajse e gjithë Kosova filloi aksione humanitare për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti./arbresh.info/


Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...