Tash e disa muaj vendi ynë është duke u ballafaquar me temperatura të larta.
E, si shkak i temperaturave të larta, brenda 24-orëve në Klinikën Emergjente në QKUK kanë kërkuar ndihmë mbi 300 raste.
Kështu thotë për arbresh.info Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente.
“Brenda 24-orëve në Klinikën Emergjente kërkojnë ndihmë më tepër se 350 raste, si pasojë e drejtpërdrejt e temperaturave. Shërbimi Klinik Emergjentë është i ngarkuar me këto raste. Rastet të cilat kërkojnë ndihmë emergjente mjekësore janë raste të cilat më parë kanë vuajtur nga sëmundje kronike të zemrës, mushkërive dhe sëmundje të tjera. Kujdes duhet të kenë edhe personat të cilët vuajnë nga epilepsia nga goditja në tru apo në zemër”, thotë ai.
Ai ka këshilluar që nga ora 11:00 deri në orën 17:00, qytetarët mos t’i ekspozohen rrezeve të diellit, sidomos personat me probleme shëndetësore, meqë gjendja e tyre mund të përkeqësohet.
“Ne si profesionit të kujdesit shëndetësor apelojmë të gjithë qytetarët që nga ora 11:00 deri në 17:00, ata të cilët kanë probleme shëndetësore mos ti ekspozohen rrezeve të diellit dhe te gjitha veprimet mjekësore ti kryejnë nga ora 05:00 deri në ora 11:00 dhe pas orës 17:00 deri në ora 20:00. Personat që kanë shëndet të mirë nuk kanë ndonjë problem duhet të kenë kujdes për shkak se rrezet e diellit munden me shkaktuar probleme neurologjike”, thotë ai.
Sipas tij, duhet pasur kujdes me ushqimet, duhet konsumuar ato me karbohidrate dhe vitamina, dhe sa më pak ushqime që përmbajnë yndyrë.
“Këshilla profesionale mjekësore nga ekipet emergjente është që qytetaret të përdorin kapele, çadra, kondicionerët ata të cilët qëndrojnë në shtëpi, dhe të marrin lëngje në sasi të mjaftueshme të marrin ushqime që përmbajnë vitamina dhe karbohidrate por të reduktuar me përmbajtje yndyrore”, thotë ai.
Megjithatë pohoi se, për të përballuar më lehtë të nxehtit, rekomandohen veshje me ngjyra të çelta, meqë të mbyllurat akumulojnë të nxehtit.
“Zakonisht kujdes duhet të kenë edhe në veshmbathje ngjyrat e mbyllëta i akumulojnë rrezet e diellit, ndërsa ngjyrat e bardha i dëbojnë rrezet e diellit prandaj respektimi i këtyre masave do të ndikojë për të ju ikur të gjitha këtyre problemeve te cilat mund të lindin nga temperaturat e larta”, thotë Lenjani.
Ndryshe, ditë më parë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes nga temperaturat e larta. Duke thënë se temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidomos te të moshuarit./A.Zeka/arbresh.info/
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...