Mbi 300 milionë euro për një vit bizneset prodhuese humbin nga mungesa e energjisë elektrike. Si problem real e konstatoi edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, por tha se qeveria nuk do t`i lërë më vetëm prodhuesit, por do të jetë partner me ta.
Ai tha se vendi ka urgjencë për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re, por që edhe kjo nuk mjafton. Sipas tij, Kosova është treg i hapur për investime në energji të ripërtërishme.
Drejtori i Klubit të Prodhuesve tha se furnizimi me energji elektrik për prodhuesit është çështje e sigurisë kombëtare. Ai theksoi se janë duke punuar që të gjejnë një modalitet që të investohet bashkë në energji të ripërtërishme.
Duke folur për problemet e energjisë, dhe mundësitë për energjinë e ripërtërishme, ministri i Zhvillimit Ekonomik tha se nga mesi i vitit të ardhshëm do të jetë i gatshëm edhe fondi për energji efiçiente që do të jetë mbi 20 milionë euro.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155592015023859/
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë