Serbia po vazhdon të armatoset nga Rusia me armatim.
Ish’ ministrit serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin deklaroi se tridhjetë tanke T-72 do të arrijnë në Serbi, si pjesë e marrëveshjes Vuçiq-Putin, të arritur në Soçi, shkruan Arbresh.info.
Federata Ruse dhuroi 30 tanke T-72MS në Serbi dhe ato të parat tashmë janë dorëzuar. Vlera e këtij donacioni është rreth 30 milion euro.
Këto janë tanke me mundësinë e lëshimit të raketave nga një tytë topi 125 milimetra, ekziston edhe një mitraloz i bashkuar 7,62 milimetra, i cili ndodhet pranë tytës së topit dhe monitoron rrotullimin e frëngjisë, si dhe një mitraloz 12,7 milimetër në krye, i cili rrotullohet në mënyrë të pavarur nga kupola, raporton Novosti, transmeton Arbresh.info.
Një prej produkteve më të famshëm të armëve ruse që arrin në Serbi ka një motor më të fortë dhe pajisje elektronike më të mira. Tanku i përparuar T-72 gjithashtu konfirmoi aftësitë e tij në fushën e betejës dhe u tregua i pathyeshëm në Siri, sipas Novosti.
Fuqia e këtij tanku u demonstrua më së miri në një stërvitje të mbajtur në terrenet e stërvitjes Albino, Golovenka dhe Mulino pranë Moskës.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...