Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, priten 31 kallëzime penale

08:47 | 25 Mars 2026
E.H

Në Pejë pritet të dorëzohen gjithsej 31 kallëzime penale ndaj mbi 200 personave, të dyshuar për falsifikim dhe manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai tha se rastet lidhen me ndërhyrje në procesin e numërimit dhe evidentimit të votave, ndaj kryesuesve dhe komisionerëve të dyshuar.

Ndryshe, raste të ngjashme për manipulim votash janë raportuar edhe më herët në këtë komunë.

Shpërndaje në rrjete sociale