Mbi 180 raste të Sëmundjes Gungore të Lekures së Lopës në Deçan, mungojnë vaksinat

15:49 | 30 Gusht 2016
M. A.

Në komunën e Deçanit, sëmundja është duke u shpërndarë me ritëm të shpejtë në mungesë të vaksinave ndaj të cilës e vetmi luftim ka mbetur spërkatja e hapësirave kundër insekteve.

“Se jemi në hall të madhe dhe nuk dimë as si të ju dalim në ndihmë  fermerëve tregon Inspektori z.Jashar Hulaj, niheritë edhe kryetar i komisionit në Shtabin Emergjent të krijuar nga komuna e Deçanit.

Komuna e Deçanit, ka të evidentuar mbi 12 mijë krerë  Lopë ndërsa deri me tani  kemi mbi 180 krerë  të prekura nga kjo sëmundje ku 25 prej tyre kanë   ngordhë

Ne si institucion në bashkëpunim më veterinaret çdo dit jemi në teren për të ber edhe evidentimin e Lopëve të prekura nga kjo sëmundje e vetmja ndihmë nga ne është ti këshillojmë  që të spërkaten që të mos  afrohen insektet , pas ngordhjes të ua mundësojmë groposjen në bashkëpunim më kompaninë ,,Hixhena’’ dhe të mbajmë evidencë për numrin e tyre .

Gjithçka varet nga AUV (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ) dhe nga Ministria e Bujqësisë që sa më parë të jetë e mundur të ndërmarrin  hapa për sigurimin e vaksinës në të kundërtën druajmë se në komunën e Deçanit do të mbesim pa as një krerë lopë të pa prekur nga kjo sëmundje thotë Hulaj i shqetësuar nga kjo situatë e krijuar e cila si dukët po has në vesh të shurdhër”, thuhet  në njoftimin e komunës së Deçanit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale