Po vazhdon periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor të këtij viti.
Zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në bazë të të dhënave, deri më 19 nëntor, përmes platformës elektronike, janë pranuar rreth 18 mijë 670 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 17 mijë 462 ndërsa 1 mijë e 205 të tjera janë refuzuar.
“Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”.
“Nga 17,462 aplikime të aprovuara, 4,863 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 2,381 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 10,218 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, ka njoftuar Elezi./Arbresh.info/
Mbrojtja nis deklaratat përmbyllëse: Selimi është i pafajshë...
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...