Policia Rajonale e Ferizajt, njofton se ka intensifikuar aktivitetet për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, duke shqiptuar 1.463 gjoba kundërvajtëse gjatë javës së kaluar.
Sipas policisë, në periudhën 15–21 dhjetor 2025, janë pezulluar edhe 13 patentë shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
Gjatë kësaj jave, në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 51 aksidente trafiku, prej të cilave 19 me lëndime, ku janë lënduar 26 persona, si dhe 32 aksidente me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në terren për rritjen e sigurisë rrugore, duke u bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve.
53 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet, brenda 24 o...
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...