Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, Njësiti i Trafikut Rajonal në Prishtinë ka shqiptuar 104,324 gjoba ndaj pjesëmarrësve në komunikacion për shkelje të ndryshme, përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, vozitjen nën ndikimin e alkoolit, mosvendosjen e rripit të sigurisë, përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, mungesën e dokumentacionit dhe mungesën e helmetës për motoçiklistët.
Sipas njoftimit, këto masa janë pjesë e zbatimit të planit operativ “Siguria në Trafik”, të cilin Policia e Kosovës është duke e zbatuar me intensitet të shtuar për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë rrugore në rajon, transmeton Arbresh.info.
“Ky plan përfshin kontrolle të shtuara në të gjitha rrugët ku synohet të arrijmë: parandalimin e aksidenteve, edukimin rreth kujdesit dhe përgjegjësisë në rrugë si dhe zbatimin e rregullave nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion’, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës njofton se kontrollet dhe planet operative do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për një mjedis më të sigurt rrugor./Arbresh.info
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...