Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka vlerësuar lart plotësim ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës, duke thënë se me këtë do të bëhet më e lehtë lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
Sipas saj, është tepër e duhur edhe sanksionimi i dhunës në familje, meqë ajo thotë se statistikat për dhunë në familje janë shqetësuese. Ajo tha se në vitin 2017 kanë qenë 1,196 raste të dhunës në familje, që janë raportuar.
“Ndryshimet që janë bërë në këtë projekt kod janë hap lehtësues për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, por gjithsesi edhe fuqizimit të sundimit të ligjit, si njëri prej kritereve kryesore për një shtet demokratik dhe prosperues në rrugëtimin e tij evropian.
Si deputete me vjen mirë që një nen i veçantë për herë të parë sanksionon çështjen e dhunës seksuale, sepse u përmend dhuna seksuale, për çështjet e dhunës në familje, ku sanksionet do të arrijnë deri në tri vjet”, tha Deliu-Kodra.
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...