Arta Mustafa, mbesa e Salih Mustafës (Cali), ka njoftuar për vdekjen e gjyshit të saj, Jahja Mustafa, përmes një postimi prekës në rrjete sociale.
Ajo ka shkruar se Jahja Mustafa ishte figura qendrore e familjes, duke theksuar dhimbjen e madhe që ka lënë pas ndarja e tij nga jeta. Në postimin e saj, Arta Mustafa ka theksuar se gjyshi i saj kishte pranë pothuajse të gjithë familjarët, përveç Calit, i cili ndodhet në burgun e Hagës.
Postimi i saj:
Gjyshi na la…
Dhimbje që vështirë përshkruhet me fjalë.
Ai ishte më shumë se gjysh – ishte zemra e familjes sonë, streha ku gjithmonë gjenim ngrohtësi, fjalë të urta dhe dashuri pa kushte.
Çdo këshillë e tij, çdo shikim, çdo përqafim, sot na mungon më shumë se kurrë.
Me ikjen e tij, një pjesë e shpirtit tonë u shkëput.
Afër kishe fëmijët e tu; Gencin, Benin e Dritën, por jo Calin.
Lamtumirë gjysh.
Do të na mungosh çdo ditë, në çdo kujtim, në çdo lutje.
Të kujtojmë përherë gjysh, ashtu si në këtë foto, me buzëqeshje e të bashkuar.
Varrimi i gjyshit do të mbahet nesër, e premte, në orën 12:00, në fshatin Rimanishtë.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...