Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, Kelmendi diskutoi me të pranishmit lidhur me iniciativat për mbrojtje të ligjshmërisë.
Lidhur me këtë, U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga kryeprokurorët e prokurorive që iniciativat për mbrojtje të ligjshmërisë nga ana e prokurorëve të rasteve të jenë sa më profesionale dhe në përputhje me standardet e hartimit të shkresave penale.
Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për shkëmbimin e informacioneve, veçmas në rastet që janë në interes të opinionit publik./Arbresh.info/
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...
“Uroj të ketë drejtësi në Hagë”, Rama: Nuk po gj...
Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara...
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Gjendet trupi i bjeshkatarit Fazim Fetahoviq